Kantautori i njohur shqiptar, Irkenc Hyka është bërë baba për të parën herë, ndërsa bashkë me partneren e tij, Abi Fregjaj, çifti mirëpritën në jetë një djalë.
Dyshja, e kanë pagëzuar të porsalindurin e tyre me emrin Aian, teksa Hyka si rrallë herë ka ndarë këtë detaj nga jeta personale me ndjekësit e tij të shumtë në mediat sociale, shkruan Klankosova.tv.
“Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar. Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian. Na e ke çuar jetën në një dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tënde dhe sot që të mbajmë në duar e dimë çka do të thotë vërtetë të marrësh frymë. Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të japin çdo të mirë të vetes për të gjithë jetën”, ka shkruar Hyka.
E se sa domethënëse është ardhja e djalit të tij në jetë, e tregon më së miri kënga më e re e Irkenc Hykës e publikuar vetëm disa orë më parë me titull “Engjëll”.