Sport
Iranianët ndaluan sërish femrat të ndiqnin ndeshje futbolli: Dy mijë tifoze mbetën jashtë stadiumit me bileta në duar
Demokracia
16:36 | 30 Mars 2022

Share:

Autoritetet iraniane patën mundësinë e përsosur për të bërë një gjë të madhe. Ata përsëri ndaluan gjininë femërore të hynin në stadium dhe të shikonin një ndeshje futbolli.

Irani mposhti Libanin në ndeshjen kualifikuese për Katarin të martën mbrëma dhe festoi kalimin në Botëror me fitoren 2-0, por vetëm në prani të gjinisë mashkullore që ishin në shkallët e stadiumit. Për vajzat dhe gratë nuk kishte vend aty.

Mediat iraniane raportojnë se rreth 2000 gra kanë mbetur me bileta në duar në hyrje të stadiumit, sepse nuk lejoheshin më të kalonin. Ky ishte vendimi i organizatorëve të ndeshjes.

“Përafërsisht 2000 gra iraniane, të cilat kanë blerë siç duhet biletat për ndeshjen ndërmjet Iranit dhe Libanit, kanë qenë para stadiumit, por nuk janë lejuar të hyjnë në tribuna”, shkruan agjencia iraniane e lajmeve ISNA./Demokracia.com/

Të ngjashme