Sport
Iranianët dhe amerikanët ulin “gjakrat” në Kupën e Botës, tregohen miqësor në mesin e tensioneve mes dy shteteve
Demokracia
20:24 | 29 Nëntor 2022

Share:

Përkundër tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kupën e Botës, iranianët dhe amerikanët janë treguar shumë miqësor mesvete.

Pikërisht sonte, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur në ndeshjen vendimtare për fatin e kalimit të grupit në Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Për shkak të tensioneve mes dy shteteve, shumëkush ka pritur që ato të jenë prezente edhe mes dy popujve në Katar ku po luhet Kampionati Botëror.

Megjithatë, në rrjetet sociale janë shfaqur shumë pamje ku iranianët dhe amerikanët janë parë duke u fotografuar së bashku me flamuj dhe rekuizita të dyja kombëtareve.

Ndeshja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i takon Grupit B./Demokracia.com/

Të ngjashme