Lajme
Irani paralajmëron Francën për ‘ofendim’ të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei
Demokracia
20:06 | 04 Janar 2023

Share:

Irani paralajmëroi Francën për pasojat pasi revista satirike “Charlie Hebdo” publikoi karikaturë me portretin e liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, për të cilat Tehrani i cilëson si ofenduese.

“Charlie Hebdo”, gazetë e përjavshme, ka publikuar me qindra karikatura me portrete të figurave të njohura religjioze dhe politike të republikës myslimane si pjesë e garës të nisur në dhjetor në përkrahje të protestave që zgjatën mbi tre muaj.

“Veprimi i pahijshëm dhe ofendues i një publikimi francëz me karikatura kundër autoriteteve religjioze dhe politike nuk do të kalojë pa përgjigjje efektive dhe vendimtare”, shkroi në Twitter, ministri i jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, shkruan AFP.

“Ne nuk do të lejojmë qeverinë franceze të kalojë kufinjtë. Definitivisht ata kanë zgjedhur rrugën e gabuar, të cilën nuk do ta kalojë pa pasoja”, shtoi ai.

Gazeta satirike e vlerësuar nga përkrahësit si kampione e lirisë së shprehjes dhe nga kritikët si provokuese në mënyrë të panevojshme, stili i saj është kontravers edhe në Francë.

Duhet kujtuar se në janar të vitit 2015, redaksia e gazetës u sulmua nga islamistë të armatosur, të cilët vranë 17 persona, pas publikimit të karikaturës me portretin e profetit Muhamed.

Të ngjashme