Lajme
Irani mohon pretendimin e SHBA-së se ka shënjestruar një cisternë afër Indisë
Demokracia
22:01 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Irani mohoi të hënën një pretendim të SHBA-së se një dron i nisur nga Irani kishte goditur një cisternë kimike në oqeanin Indian.

Pentagoni tha në fundjavë se anija Chem Pluto me flamur të Liberisë, në pronësi japoneze dhe të operuar nga Hollanda, u godit 200 milje detare larg brigjeve të Indisë, shkruan Reuters.

“Këto akuza të përsëritura refuzohen si të pabaza,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit Nasser Kanaani në një konferencë, duke shtuar se SHBA-ja në vend të kësaj duhet të përballet me akuza për rolin e saj në luftën e Izraelit në Gaza.

Marina iraniane ka marrë në dorëzim raketa lundrimi me rreze veprimi prej 1000 km (621 milje) si dhe helikopterë zbulimi, raportoi media shtetërore të dielën, mes sulmeve në rritje në korsitë e anijeve pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit dhe Bombardimet e mëvonshme të Gazës nga Izraeli.

Të ngjashme