Irani ka rritur më tej rezervat e uraniumit të pasuruar afër nivelit të armëve.
Kështu tha të shtunën një raport konfidencial nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së. Në një raport të veçantë, agjencia i bëri thirrje Teheranit që të ndryshojë urgjentisht kursin dhe të përmbushë hetimin e saj disavjeçar.
Raporti vjen në një kohë të ndjeshme, pasi administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump kërkon të arrijë një marrëveshje me Teheranin për të kufizuar programin e tij bërthamor. Të dyja palët kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh, deri më tani pa marrëveshje, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me seli në Vjenë – i cili u pa nga The Associated Press – thotë se që nga 17 maji, Irani ka grumbulluar 408.6 kilogramë (900.8 paund) uranium të pasuruar deri në 60%.
Kjo është një rritje prej 133.8 kilogramësh (294.9 paund) – ose pothuajse 50% – që nga raporti i fundit i IAEA-s në shkurt. Materiali i pasuruar 60% është një hap i shkurtër teknik larg niveleve të armëve prej 90%. Një raport në shkurt e vendosi këtë nivel rezervash në 274.8 kilogramë, transmeton Klankosova.tv
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Teherani mbi raportin e ri të IAEA-s.