Lajme
Irani i dërgon “mesazh privat” Izraelit përmes OKB-së
Demokracia
08:09 | 15 Tetor 2023

Share:

Jerusalem Post raportoi më herët se Irani i kishte dërguar një mesazh privat Izraelit përmes OKB-së se mund të ndërhynte nëse Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake në Gaza.

Raporti, i mbuluar fillimisht nga faqja izraelite e lajmeve Walla, tha se Teherani kishte paralajmëruar për “pasoja të gjera” nëse bombardimet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gaza nuk ndaleshin, pasi diplomatët punuan për të parandaluar që lufta Izrael-Hamas të përshkallëzohej në një konflikti rajonal që mund të përfshijë Iranin dhe grupin militant libanez Hezbollah.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian u takua me koordinatorin special të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, të shtunën në Bejrut për të diskutuar situatën.

Amirabdollahian më vonë u takua me liderin e Hamasit Ismail Haniyeh në Doha, Katar dhe të dy ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për të arritur qëllimet e grupit, tha Hamas në një deklaratë. /TheGuardian/

 

Të ngjashme