Lajme
Irani dhe Kina ‘thellësisht të zhgënjyer’ nga veto amerikane në OKB: Ka rrezik të shpërthimit të luftës në gjithë Lindjen e Mesme
Demokracia
09:37 | 09 Dhjetor 2023

Share:

Pasojat e vetos së SHBA-ve, në rezolutën e OKB-së për Gazën, mund të jenë ato të një “shpërthimi të pakontrolluar” në Lindjen e Mesme.

Paralajmërimi erdhi sot nga Irani.

“Për sa kohë që Amerika mbështet krimet e regjimit sionist dhe vazhdimin e luftës, ekziston mundësia e një shpërthimi të pakontrollueshëm të situatës në rajon”, tha ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në një bisedë telefonike me OKB-në.

Për ministrin iranian, “pretendimi” i Izraelit se ishte Hamasi ai që shkeli armëpushimin “është krejtësisht i rremë”.

Kina nga ana tjetër shprehu “zhgënjimin e saj të thellë” për veton e dytë të SHBA-ve ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të sponsorizuar nga 97 vende anëtare në vetëm 24 orë.

Propozimi “pasqyron thirrjen universale të komunitetit ndërkombëtar dhe përfaqëson drejtimin e duhur për rivendosjen e paqes”, tha ambasadori kinez në OKB, Zhang Jun, cituar nga televizioni shtetëror CGTN.

“Kina e mbështet plotësisht atë dhe i është bashkuar shtytjes për këtë projekt-rezolutë,” shtoi Zhang, duke akuzuar Washingtonin për përdorimin e një “standardi të dyfishtë” kur flet për mbrojtjen e grave, fëmijëve dhe të drejtave të njeriut dhe “pajtimin” me vazhdimin e konfliktit.

Në mënyrë të ngjashme, Zhang i bëri thirrje Izraelit që t’i japë fund “dënimit kolektiv ndaj popullit të Gazës”.

Apeli u mbështet nga trembëdhjetë anëtarë të Këshillit dhe gjithashtu u abstenua nga Mbretëria e Bashkuar.

Është hera e dytë që nga fillimi i luftës së Gazës që Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një rezolute në këtë drejtim.

Ata e bënë këtë më 18 tetor, duke u rreshtuar kështu me Izraelin, i cili pretendon se ky armëpushim do të ndihmonte Hamasin të riarmatosej dhe të mbante robër forcat e armatosura të Gazës.

Të ngjashme