Lajme
IPK-ja konfirmon arrestimin e rreshterit për fajde
Demokracia
20:06 | 02 Mars 2022

Share:

Inspektorati Policor ka konfirmuar arrestimin e rreshterit nga Peja, që dyshohej për fajde.

“Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ‘Fajdesë’ dhe ‘Detyrimit’.

Arrestimi i të dyshuarit, sipas IPK-së, është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“IPK-ja është njoftuar sot nga Policia e Kosovës (policia kufitare) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar (zyrtari policor), i cili ka rezultuar si person i kërkuar. Zyrtari i dyshuar është arrestuar nga hetuesit e IPK-së, kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ‘Fajdesë’ dhe ‘Detyrimit’”, thuhet në njoftimin e këtij inspektorati.

“Arrestimi i sotshëm është vazhdimësi e hetimit dhe operacionit të datës 22.02.2022, të zhvilluar nga Drejtoria për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë, ku u arrestuan 17 persona të dyshuar për veprën penale të fajdesë dhe detyrimit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Të ngjashme