Lajme
IPK dorëzon kallëzim penal ndaj policit që rrahu të arrestuarin në stacionin e policisë në Prizren
Demokracia
16:57 | 21 Korrik 2022

Share:

Një video e cila ka qarkulluar në media gjatë së enjtes, shihet një polic duke vepruar dhunshëm ndaj një personi të arrestuar.

Nga Inspektorati i Policisë së Kosovës kanë njoftuar se duke ju referuar video pamjeve të cilat janë publikuar në shumë medie, rasti ka ndodhur në Prizren më 17.01.2021, përcjell Demokracia.com.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në janar të vitit 2021 ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 17.01.2022 në Prizren”, thuhet në njoftim.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor të dyshuar në këtë rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe në interes të hetimit është dhënë rekomandimi për suspendim  nga detyra” thuhet më tej nga IPK./Demokracia.com.

https://www.youtube.com/watch?v=X6l86v2wC_s

Të ngjashme