Auto&Tech
iPhone 14 Pro mund të ketë një hole-punch dhe Face ID mund të fshihen nën ekran
Demokracia
20:33 | 08 Janar 2022

Share:

Zërat rreth pajisjeve të reja iPhone që do të vijnë gjatë këtij viti po vazhdojnë të shtohen. Një leaker i njohur, DylanDKT tregoi në Twitter se linja iPhone 14 Pro do të vijë me një dizajn të ri pas shumë vitesh.

Ai beson se notch-i do të zhduket, dhe do të zëvëndësohet nga kamerat hole-punch, pasi elementët e tjerë të Face ID do të vendosen nën ekran.

Ky raportim përputhet dhe me deklaratat e mëparshme të analistit të Apple Ming-Chi Kuo gjatë vitit të kaluar, i cili tregoi se iPhone do të zëvendësojë notch-in me kamerën hole-punch.

Ky notch ka qenë i pranishëm në çdo iPhone që nga iPhone X në 2017, dhe gjatë vitit të kaluar Apple bëri disa përpjekje duke e zvogëluar disi madhësinë e saj.
Në fakt lëvizja e sensorëve nën ekran është një lëvizje e zgjuar, pasi setup-i IR i Face ID nuk do të preket shumë nga paqartësia dhe ngjyrat më të zbehta që ekzistojnë në kamerat aktuale nën ekran.

Në këtë mënyrë kompania do të zvogëlojë shumë madhësinë e notch-it, duke lënë prezente vetëm ndërprerjen për kameran.
Kjo gjë pritet të vijë vetëm tek modelet Pro të iPhone 14, pasi modelet e tjera bazë do të përdorin të njejtin dizajn si më parë. Për sa i përket Touch ID nën ekran, analisti Kuo lajmëroi se kjo gjë nuk do të ndodhë të paktën deri në vitin 2023.

 

Të ngjashme