Auto&Tech
iPhone 14 i Apple mund të vonohet për shkak të bllokimeve si pasojë e COVID-19 në Kinë?
Demokracia
13:20 | 26 Maj 2022

Share:

Sipas raporteve të fundit, furnizuesit e Apple në Kinë janë prapa zhvillimit të një prej modeleve të serisë së saj iPhone 14 për shkak të bllokimeve të vazhdueshme për shkak të COVID-19 në të gjithë vendin.

Bazuar në informacione nga burime të paidentifikuara, Apple u ka kërkuar furnitorëve të përshpejtojnë zhvillimin e komponentëve në një përpjekje për të qëndruar në rrugën e duhur me oraret e prodhimit, përcjell Telegrafi.

Foxconn, Pegatron dhe Luxshare Precision Industry janë tre furnizuesit kryesorë për modelet e ardhshme të iPhone me dy kompanitë e fundit që vuajnë nga rihapja e ngadaltë e fabrikave në Shangai.

Sipas vlerësimeve, bllokimet në Kinë dhe ndërprerja e prodhimit të modeleve të ardhshme të iPhone mund të përfundojnë duke i kushtuar Apple deri në 8 miliardë dollarë të ardhura.

Bazuar në oraret e kaluara të zhvillimit të iPhone, të gjithë iPhone-ët e rinj arrijnë fazën e testit të verifikimit inxhinierik (EVT) deri në qershor, por raporti i ri konfirmon se të paktën një nga modelet e serisë 14 është tre javë prapa planit.

Qëllimi i Apple është që të vendoset linja e prodhimit të serisë së iPhone 14 në shkallë masive deri në shtator, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë kështu këtë vit. /Telegrafi/

Të ngjashme