Auto&Tech
iOS 15 do të lejojë përdoruesit të çaktivizojnë Night Mode në kameran e iPhone
Demokracia
19:26 | 18 Gusht 2021

Share:

Apple po prezanton një opsion të ri për të çaktivizuar Night Mode në kamerën e iPhone me ardhjen e iOS 15. Ju mund ta fikni opsionin për një shkrepje të përzgjedhur, mirëpo kamera e iPhone do ta ri-aktivizojë atë herën e ardhshme që kamera zbulon se Night Mode duhet përdorur.

Night Mode është një mënyrë tepër e rëndësishme për të shkrepur fotografi plot ngjyra në vende të pandriçuara, por shpeshherë iPhone e aktivizon këtë shërbim dhe në raste kur nuk është e nevojshme dhe prish kualitetin e fotos. Nëse ju parapëlqeni që të keni kontroll të plotë mbi kameran tuaj, atëherë mjafton të ndiqni këto hapa për ta çaktivizuar Night Mode.

-Shkoni në Settings
-Zgjidhni Camera
-Shtypni opsionin preserver settings
-Aktivizoni opsionin Night Mode

Ky nuk është përmirësimi i vetëm në aplikacionin e kameras që vjen me iOS 15.

Apple do të bëjë gjithashtu disa përmirësime në proçesimin e vijave jeshile që shfaqen në fotografitë në ambient të hapur. Të dyja këto përmirësime janë të pranishme në versionet beta aktuale dhe duhet të shfaqen automatikisht kur versioni përfundimtar i iOS 15 të publikohet.

Të ngjashme