Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka pohuar se futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani mund të luajë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve këtë mesjavë.
Interi pret Barcelonën mbrëmjen e të martës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Inzaghi i cili ka lavdëruar paraqitjen e mesfushorit të talentuar ndaj Romës dhe ka konfirmuar se është gati për duelin ndaj Barçës.
“Sa i përket Asllanit, ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Romës. Tregoi ato kualitetet që i ka shfaqur prej ditës së parë që është në skuadër. Sigurisht është gati për të luajtur edhe ndaj Barcelonës”, ka deklaruar trajneri italian.
Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Romës teksa në momentin e zëvendësimit u duartrokit nga tifozët e pranishëm në Giuseppe Meazza./Demokracia.com/