Sport
Inzaghi: Nuk e dinim se ku ishim për 30 minuta
Demokracia
20:49 | 03 Shtator 2022

Share:

Interi është mposhtur në derbin e parë të sezonit nga Milani me rezultatin 3-2, ku në përfundim të sfidës ka folur edhe vetë trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi.

Italiani ka komentuar rezultatin si dhe paraqitjen e skuadrës në fushë që i kushtoi humbjen në ndeshjen e sotme.

‘Pas barazimit 1-1 nuk e dinim se ku ishim për 30 minuta, e humbëm kontrollin gjë që bëri që të pësonim dhe dy gola të tjerë.

E meritonim barazimin, por unë i pranoj përgjegjësitë e mija dhe ato 30 minuta duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Përballë kishim një portier të madh kurse ne i pësuam golat me shumë lehtësi.”, u shpreh Inzaghi. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024