Sport
Inzaghi komenton debatin mes Lukakut e Barellës në sfidën ndaj Sampdorias
Demokracia
09:49 | 14 Shkurt 2023

Share:

Skuadra e Interi luajti në shtëpinë e Sampdorias mbrëmë dhe zikakltërit nuk arritën të merrnin më shumë se 1 pikë.

Trajneri Inzagi ka folur pas ndeshjes dhe tekniku nuk është shfaqur i lumtur pas ndeshjes.

“Ka zhgënjim sepse donim të fitonim. Nuk e nënvlerësuam ndeshjen. E luajtëm në rregull, por me gjithçka të krijuar dhe të prodhuar, rezultati duhet të ishte ndryshe. Rezultati nuk na kënaqi. Gjetëm një ekip të organizuar që vrapoishumë dhe mbylli hapësirat, por duhej të ishim më të mirë në përfundim dhe në pasimin e fundit. Duhej të finalizonim atë që krijuam më mirë. Zhgënjimi është për tre pikët e humbura që na penalizojnë. Duhet të kishim kaluar në epërsi në pjesën e parë.”

Gjithashtu, Inzaghi foli edhe për debatin që ndodhi brenda fushës së lojës mes Lukakut dhe Barellës, gjë për të cilën tekniku italian nuk ishte i kënaqur.

“Këto janë gjëra që në fushë absolutisht nuk dua t’i shoh. Ata janë miq të shkëlqyer dhe në fund të ndeshjes ata ishin bashkë, situata u qetësua menjëherë, që pas përfundimit të pjesës së parë”, përfundoi Inzagi.

Të ngjashme