Sport
Inzaghi: Keqardhje për tifozët, Cagliari e meritoi pikën
Demokracia
09:30 | 15 Prill 2024

Share:

Interi e mbylli në barazim 2-2 duelin ndaj Cagliarit, por as Milani nuk fitoi dhe zikaltrit vijojnë të kryesojnë kampionatin me +14 pikë.

Dhe titulli mund të vijë javën e ardhshme në derbi, gjithmonë nëse djemtë e Simone Inzaghit thyejnë skuadrën e Piolit.

Trajneri i ekipit që po dominon Serie A, u shpreh pas ndeshjes se dëshironte fitoren për tifozët, teksa komplimentoi kundërshtarët e drejtuar nga Ranieri.

“E dinim që po luanim ndaj një ekipi që ka ardhur në rritje. Cagliari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ata nuk u dorëzuan kurrë.

I vuajtëm kundërsulmet e tyre. Më vjen keq për tifozët që nuk fituam, por jemi shumë afër realizimit të një objektivi të madh“, theksoi Inzaghi.

Pasi fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë me Interin, tekniku emilian pret zyrtarizimin matematikor për të shijuar titullin e parë si trajner. I 20-ti për Interin.

Të ngjashme