Kuriozitete
Inxhinieri gjen mesazhin 132-vjeçar në shishe
Demokracia
19:35 | 27 Nëntor 2024

Share:

Një inxhinier që po kryente inspektim në një objekt ndriçuese 209-vjeçar në Skoci, zbuloi një mesazh në një shishe që daton 132 vjet më parë.

Ross Russell, inxhinier mekanik i Bordit të këtyre objekteve të Veriut, gjeti shishen të fshehur në një mur  në veri të Galloway, dhe me ndihmën e ekipit e nxori nga aty me kujdes.

Në shishen e mbyllur kishte një mesazh të datës 4 shtator 1892, i cili përmbante emrat e tre inxhinierëve që kishin instaluar dritën e objektit, si dhe emrat e tre rojeve të saj. Mesazhi ishte një kujtim nga ata që kishin punuar atje dhe përshkruante detajet e punës së kryer.

Inxhinierët e ekipit vendosën që ta vendosnin shishen përsëri në vendin e saj të fshehur, duke shtuar një mesazh të ri nga ana e tyre.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025