Auto&Tech
Investitorët flasin për “Dimrin e Kriptovalutave”, Bitcoin në rënie me mbi 50% që nga nëntori
Demokracia
14:24 | 25 Janar 2022

Share:

Investitorët e kriptovalutave janë përballur me humbje të mëdha në javët e fundit, për shkak të shitjeve nën panik të Bitcoin dhe valutave të tjera dixhitale, analistët shqetësohen se më e keqja nuk ka kaluar ende. Bitcoin, kriptovaluta më e madhe në botë, ra poshtë 33,000 dollarëve në nisje të Javës, në nivelin më të ulët që prej Korrikut 2021.

Që prej atëherë, është rimëkëmbur sipër 36,000 dollarëve, por ndodhet ende në rënie me rreth 50% nga rekordi i arritur në muajin Nëntor prej 69,000 dollarë. Ndërkohë, i gjithë tregu ka humbur mbi 1 trilionë dollarë në vlerë, pasi monedha të tjera të mëdha si ether dhe solana, ndoqën rënien e bitcoin. Ether, kriptovaluta e dytë më e madhe, ka humbur mbi 50% të vlerës që prej majës së muajit Nëntor, ndërsa Solana ka rënë me një normë më të madhe prej 65%. Kjo ka bërë që disa investitorë të mendojnë për mundësinë e një “Dimri të Kriptovalutave”, një frazë që i referohet tregjeve pesimist në historinë e re të tregut të aktiveve dixhitale.

Eventi më i fundit i ngjashëm ndodhi në fund të vitit 2017 dhe në fillim të 2018-s, kur bitcoin ra me mbi 80% nga niveli më i lartë. David Marcus, ish shefi i kriptovalutave tek Facebook, pranoi se dimri i kriptovalutave ka mbërritur, në një postim në Twitter. Përmbysja e kriptovalutave ka ardhur paralelisht me rënien e tregjeve botëroë të kapitalit. Ekspertët mendojnë se përfshirja e fondeve të mëdha institucionale, ka bërë që aktivet dixhitale të ndërlidhen më shumë me tregjet tradicionalë. S&P 500 ka humbur mbi 8% që prej nisjes së vitit, ndërsa indeksi Nasdaq, që mban kryesisht kompani të teknologjisë, ka rënë me mbi 12%.

Korelacioni pozitiv mes bitcoindhe S&P 500 ka shënuar një nivel rekord të lartë prej 0.3% në nisje të Javës, sipas të dhënave të CoinMetrics. Tregtarët shqetësohen se tkurrja agresive e politikave monetare nga Rezerva Federale, do të ulë likuiditetin në treg. Banka Qendrore po konsideron disa rritje të normës bazë të interesit në kundërpërgjigje të rritjes së inflacionit.

Të ngjashme