Lajme
Invazioni i Ukrainës nga Rusia, Kosova e ShBA në një linjë për të parandaluar çdo destabilizim në rajon
Demokracia
14:37 | 24 Shkurt 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier pas invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Përmes Twitter-it të dy kanë shprehur përkrahjen e Kosovës e SHBA-së për shtetin e Ukrainës.

Osmani po ashtu ka shkruar duke thënë se dëmtojnë agresionin e Rusisë dhe se është në një linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim të Kosovës.

“U takova me ambasadorin e SHBA-së për të diskutuar për zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimit rajonal. Ne e dënojmë fuqishëm agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shkruan Osmani.

Nga ana tjt ambasadori amerikan ka thënë se e dënojnë me termat më të ashpër invazionin masiv të Ukrainës.

“Bisedë e rëndësishme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot mbi invazion e paprovokuar dhe masiv të Ukrainës nga Rusia, të cilin ne e dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht qëndrimin me Ukrainën”, shkruan ambasadori i SHBA-ve në Twitter.

Të ngjashme