Lajme
Intervistohen shtatë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Demokracia
11:34 | 04 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës njofton se një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin, në Rahovec.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, lidhur me rastin janë intervistuar shtatë persona për kryerjen e veprës penale, shkruan Demokracia.com

“Rahovec 2019-NN. 03.02.2121-13:00. Është raportuar se një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin ku janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme