COVID-19KosovaSot:728 Të gjitha:166,862|Bota 329,154,731
Intervista
Ekskluzive: Intervistë me Presidentin e Sllovenisë: Nuk i mbështes mendimet mbi ndryshimin e kufijve në rajon
Demokracia
17:29 | 12 Maj 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Granit Xhaka tregon të vërtetën: Kjo është arsy... Tema e cila ka preokupuar gjithë shqiptarët ndër vite ishte mos ardhja e Granit Xhakës për ta p...

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com ka folur për pretendimet e “non-papers” që si burim u përmend Sllovenia dhe çështjen e ndryshimit të kufinjve. Pahor, gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e mbajtjes së Samitit Brdo-Brione, por edhe për marrëdhëniet që ka Sllovenia me Kosovën.

Demokracia: Sa është e rëndësishme sot nisma Brdo-Brione? Si mund t’i ndihmojë rajonit?

Borut Pahor: Nisma Brdo – Brijuni është paraqitur para 11 vjetësh me qëllim të krijimit të një platforme për një dialog të hapur dhe të sinqertë ndërmjet shteteve partnere dhe para së gjithash për mbështetje në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Samitin, me të cilin do të shënonim 10 vjetorin e Brdo-Brijuni Process, e kemi planifikuar që vitin e kaluar, por rrethanat epidemiologjike na e kanë penguar realizimin e tij.

Procesi Brdo – Brijuni, pa dyshim e ka përforcuar bashkëpunimin dhe dialogun, e para së gjithash ka kontribuuar në besimin e ndërsjellët. Nismat tjera, siç është Procesi i njohur i Berlinit, kanë dalë nga Procesi Brdo – Brijuni.

Sipas mendimit tim, nisma ka kontribuuar edhe për ta kuptuar në mënyrë më të përshtatshme rëndësinë e procesit të zgjerimit në anën e BE-së. Dëshirojmë që shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së ta kuptojnë zgjerimin si çështje gjeopolitike të rëndit të parë.

Demokracia: Kohët e fundit Sllovenia është përmendur si burim i një non-paper që ka shkaktuar mjaft shqetësim. Sa ka të vërtetë në këtë?

Borut Pahor: Për non-paper-in në fjalë jam informuar nga mediat. Idetë e shprehura në te shfaqen herë pas here. Por të jam i qartë: Idetë mbi ndryshimin e kufijve për mua janë plotësisht të papranueshme. Të them krejtësisht qartë, se unë nuk i mbështes mendimet mbi ndryshimin e kufijve në rajon, pasi një gjë e tillë në rajon askurrë nuk ka përfunduar në mënyrë paqësore.

Çfarë janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sllovenisë sot dhe si e shihni të ardhmen e tyre?

Borut Pahor: Jam shumë i gëzuar që marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mira. Me përmirësimin e ambientit afarist, besoj se do të ketë interesim më të madh të investuesve të huaj, për të investuar në Kosovë. Neve na lidh një diasporë e fuqishme të shtetasve tuaj në Slloveni.

/Demokracia.com/

Të gjitha