Intervista
Intervistë ligshtuese | Haxhi Avdyli i fascinuar: Kurtin e kam analizuar, enciklopedi, shkrihesh tu kesh me të – Dejona grua e dashur vjen t’përqafon
Demokracia
10:25 | 25 Tetor 2024

Share:

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, si dhe për Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një intervistë për Insajderin, Avdyli, kishte fjalë të mëdha për të dytë, Kurtin e përshkruajti si “enciklopedi që ecë”, dhe “njeriun më inteligjent që ka takuar”.

“Albin Kurti është njeri më inteligjent që kam taku ndonjëherë, është një enciklopedi që ecë. Momentin që takona me të mësoj shumë. Është fat i madh që e kemi atë njeri në dialog”, ka thënë ai.

“Me Kurtin mundesh me u shkri tu kesh. Ai nuk bjen pre e presioneve, E kom analizu si doktor edhe si mjek i trurit, e kom analizu se pse. Pse ai presionit i ben balle. Sepse ai ka kalu sfida shume te mdhaja. Sipas bashkohanikeve tija, Albini sdisa here ka qene i rrokun per vdekje. Ai mendon une kom kalu kete presion te vdekjes neper burgjet serbe per 7 here edhe nuk kom lshu pe me thon qe Kosova duhet te hek dore nga pavaresia, perse tash duhet me hek…. Psh. me Isa Mustafën në të kaluarën u kon shumë protokollar, u kon shumë serioz. Edhe kur ka buzqesh, psh veq pak buza i ka buzqesh edhe nëse ja ke tregu një barcoletë”, shton ai.

Ndërkaq, për Dejona Mihalin tha se është grua shumë e mirë, e hapur dhe e dashur.

“Për shembull Dejona Mihali është një gru shumë e mirë, e hapur, shumë e dashur. Për shembull kur të flet ajo nuk ka me të fol kështu si je doktor, por ka me të marrë e me të përqafu. Qaq është e afërt, ajo tregon njëfar afërise sikur me kanë anëtarë i familjes. Ajo nuk përzihet në politika.

E kom nguc disa herë i kam thënë krejtve po ju shkruan fjalime, mua nuk ma shkrujte asnjo, kemi kesh. Nuk është e vërtet, ju jep sugjerime deputetëve të caktuar, në këtë drejtim, mua nuk më ka ndodh me m’dhanë, por ka mundësi që ju jep. E ka detyrë ajo me të ndihmu si deputet, jo vetëm ajo po krejt komiteti.

Dejona na ndihmon neve që nuk jemi eksperta të drejtësisë se çka është Vettingu, cka janë duke bërë me KPK, më shumë pr ana informon. Dikush thotë jo po kjo po të imponon, por jo kjo po na jep informata të vlefshme. Qaq shumë i shoh do bashkëkombës të mijë që ju pengon Dejona Mihali që është e Shqipnisë, se t’ish kanë Dejona Krasniqi e Kishnarekës nuk ju kish pengu, por po ju pengon që është Dejona Mihali e Shqipërisë. E knena më shesin mu kopalla jo jemi për bashkim kombëtar. Jo sjeni se Dejona Mihali është duke ju penguar veq pse është e Shqipërisë”, ka thënë Avdyli. /Gazeta Express

Të ngjashme