Intervista
Intervistë | Kur pritet të hapet pishina e Gërmisë dhe cilat janë masat që duhet të respektohen?
Demokracia
19:56 | 13 Qershor 2021

Share:

Pishina e Gërmisë ka përfunduar gjithë përgatitjet për hapjen e saj në mënyrë që qytetarët të mund ta frekuentojnë dhe të freskohen gjatë sezonës së verës.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica, në një intervistë për Demokracia.com, ka treguar se kur pritet të hapet pishina e Gërmisë, dhe cilat do të jenë masat kundër COVID-19, që duhet të i respektojnë qytetarët, të cilët e frekuentojnë këtë pishinë. Llapashtica tregon edhe se sa kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë gjatë vitit të kaluar dhe cilat do të jenë çmimet për këtë vit.

Demokracia.com: Si po shkojnë përgatitjet dhe kur është paraparë hapja e pishinës së Gërmisë?

Liridon Llapashtica: Ndërmarrja Sport Marketing është ndërmarrje publike lokale e cila ka për aset pishinën e Gërmisë dhe Shtëpinë e Gurit në Brezovicë. Tash është sezona verore dhe jemi në muajt e verës, dhe normalisht ne i bëjmë përgatitjet verore me pishinën e Gërmisë. Sa i përket afateve që të bëhemi gati për me e hap sezonen ne i kemi qëndruar të gjitha afateve me kohë, ku gjatë muajit maj e kemi bë mbushjen e pishinës me ujë, rrjedha është ujë natyral që vije nga malet e Butovcit.

Kështu në përgjithësi ne jemi gati d.mt.h ka përfunduar edhe hapësira që jepet në shfrytëzim për ushqim , pjesa e gastronomisë e cila merret nga operatorët privat dhe e ofrojnë shërbimin brenda pishinës. Ata janë në fazën e fundit përgatitore. Tani ka mbet një faktorë shumë i rëndësishëm që determinon edhe hapjen e pishinës nga ana jonë, e i cili është moti, që presim të jetë në favorin tonë gjatë kësaj jave që hymë, temperaturat të jenë mbi 30 gradë celsius, ku edhe uji të jetë i ngrohtë, por edhe pushuesit dhe vizitorët të mund të freskohen dhe të kenë mundësinë të ekspozohen në rreze dielli. Gjatë këtyre ditëve po e shohim që nga sot e deri të hënë e ardhshme moti nuk është i favorshëm që ne të hapim pishinën apo të operojmë dhe të jetë e hapur pishina për qytetarët e Prishtinës. Por shpresojmë që me 19 qershor do të jetë dita zyrtare e shtunë, ku ne do të hapim derën për pushuesi.

Demokracia.com: A do të ketë ndonjë kufizim, cilat do të jenë masat pasi vendi po përballet ende me pandeminë?

Liridon Llapashtica: Kemi bërë përgatitjet edhe sa i përket rekomandimeve që kanë dal prej Institutit të Shëndetit Publik pasi që ende jemi në periudhën e pandemisë COVID, ku jemi përballë me një vit shumë të vështirë, pra vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar kemi operu vetëm për një muaj dhe normalisht kanë qenë shumë të vështira ato ditë, por për stafin tashmë janë të ditura dhe të njohura mënyrat se si duhet të sillen dhe të veprohen në kohë pandemie një punonjës aty, por edhe qytetarët të cilët vijnë për të u fresku në pishinën e Gërmisë. Përveç kësaj kemi marrë masat që distanca të respektohet me çadrat, përveç distancës edhe dezinfektuesit. E po ashtu dihet që klori është një element kimik vrasëse ndaj viruseve dhe baktereve dhe ajo është në sasi të caktuar sipas ekspertëve që janë brenda pishinës, edhe uji i pishinës pastrohet dhe dezinfektohet përmes klorit .

Demokracia.com: Sa mendoni se mund të menaxhohen kufizimet e mundshme?

Liridon Llapashtica: Edhe stafi por edhe ne i kemi respektuar edhe vitin e kaluar dhe kemi qenë shumë të disiplinuar karshi këtyre rekomandimeve që kanë dal nga Instituti i shëndetësisë Publike edhe pse vitin e kaluar kanë qenë shumë të mangëta dhe nuk ka pas shumë specifika se si brenda pishinës duhet të sillen pronarët e pishinave apo aksionari në këtë rast, mirëpo ne e kemi hulumtuar vetë dhe kemi shkuar edhe të organizata botërore e shëndetësie dhe e kemi pa se si ata kanë rekomanduar që pronarët e pishinave dhe qytetarët duhet të sillen brenda pishinave dhe kemi vendos fllajera brenda pishinë që tregojnë në detaje se si duhet të sillet një qytetarë brenda pishinës në kohë pandemie. Vitin e kaluar për një muaj aq sa na është lejuar të operojmë kemi qenë si staf shumë të disiplinuar, por edhe qytetarët iu janë përmbajt në përpikëri atyre rekomandeve dhe kufizimeve që kanë dal.

Këtë vit po e shohim që kufizimet ato më të rrepta ta quaj kështu janë largu dhe qytetarët po e ndjenjë një lloj lirie e po shihet që më nuk e ka fuqinë COVID-i si vitin e kaluar dhe me zbehjen e fuqisë së tij, masat besoj që duhet të lirohen sa më tepër edhe prej Institutit edhe prej Ministrisë së Shëndetësisë. Me sa e di me 15 qershor do të dalin edhe me disa detaje rreth lirimit të masave të cilat ndodhën ditë më parë prej një vendimi të qeverisë. Po normalisht ato të cilat do të jenë rekomandime ne do të i respektojmë pa dyshim.

Demokracia.com: Vitin e kaluar për shkak të pandemisë ka pasur kufizime dhe pishinat nuk kanë punuar, sa keni pasur humbje?

Liridon Llapashtica: Viti i kaluar për mua ka qenë viti i parë që kam ardh në menaxhim të ndërmarrjes, dhe ka qenë viti i parë sezonal ta quaj kështu verës që është dashtë me u përball direkt me menaxhimin e pishinës, duke e marrë parasysh dekadën e fundit, pasi që i kamë shikuar të hyrat bëhet fjalë për diku rreth 200 mijë euro humbje që i ka ndodhë ndërmarrjes Sport Marketing, vetëm gjatë sezonës verore të vitit të kaluar. Fatkeqësisht nuk jemi kompenzu për as një cent prej institucioneve, për këtë rast po foli për qeverinë, përveç se në kohën kur ka qenë znj. Hykmete Bajrami ministre e financave, iu është nda gjitha bizneseve, për secilin punëtorë një shumë prej 290 euro. Me sa di ajo ka qenë e vetmja ndihmë prej qeverisë edhe pse jemi mbyllë me një vendim arbitrar prej qeverisë. Absolutisht asnjëherë nuk janë kthyer nga ne apo me pa se cilat kanë qenë humbjet tona. Kemi hy në obligime ndaj operatorëve të ndryshëm, me të cilat madje edhe sot përballemi me gjithë ato borxhe që janë kriju nga viti i kaluar.

Por vlen të theksohet që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Selim Pacolli, të cilët janë edhe aksionar na kanë qëndruar mbrapa me subvencionimin e pagave dhe kjo ka qenë një ndihmesë, e cila e ka zbutë borxhin dhe gjendjen e krijuar nga viti i kaluar pandemia me ato vendime që janë marrë nga qeveria në mënyrë arbitrare. Dhe deshëm apo nuk deshëm, ne është dashtë me i respektu në atë mënyrë kanë ardh të pa analizuara dhe të prera direkt. Interes ka qenë normalisht edhe sipas tyre shëndeti i qytetarëve dhe shëndeti publik, dhe është dashtë me i respektu. Mirëpo humbjet kanë qenë të mëdha dhe këtë vit shpresojmë që të operojmë lirshëm pa pengesa, pa kufizime të tepruara ta quaj kështu, besoj që edhe ministri por edhe instituti i shëndetit publik këto rekomandime të i bëjnë me ekspert të fushës dhe të mos shkojnë në atë mënyrën shabllon siç kanë shkuar vitin e kaluar. Pasi që si e kam pa atmosferën dhe disponimin e pronarëve të pishinave të tjera që janë në Kosovë, disponimi është që ndoshta nuk respektohen fare ato masa dhe ato vendime dhe të hasi në një rezistencë si nga ana jonë por edhe nga sektori privat. Kemi argumente mjaftë edhe fakte të cilat janë në anën tonë marrë parasysh që vetëm vikendin e kaluar kemi pa që në bregdet shkojnë diku 50-60 mijë vetëm brenda dy ditëve, madje kthehen lirshëm pa ndonjë problem . Atje kemi pa që nuk ka kurrfarë mase apo kufizimi që respektohet prej qytetarëve.  Pra rreziku është permanent, virusi është gjithandej në glob nuk është vetëm  në Kosovë, nuk është vetëm në pishina dhe absolutisht mendoj që nuk ka më logjikë dhe arsye që të kufizohemi.

Demokracia.com: Sa ka kapacitet pishina?

Liridon Llapashtica: Pishina ka një territor prej 5 hektarë, kurse vetëm pjesa ku grumbullohet uji është diku 20 mijë litra kub ujë, është prej pishinave më të mëdha në Kosovë dhe rajon. Normalisht kapaciteti është i madh duke e marrë parasysh që është e vetmja pishinë në kryeqytet dhe numri është shumë i madh i qytetarëve të Prishtinës, pishina ka kapacitet që të ofrojë shërbime shumë cilësore dhe të mjaftueshme.

Demokracia.com: A ka persona të kërkim-shpëtimit, nëse po, sa?

Liridon Llapashtica: Kemi rekrutuar stafin e shpëtimtarëve, dhe kemi bë një marrëveshje me fakultetin e edukatës Fizike dhe do të jenë të gjithë të licencuar dhe njëherit edhe sportistë dhe të përgatitur shumë mirë sa i përket pozitës që do ta mbajnë. Kemi rekrutuar edhe stafin prej mirëmbajtësve, të cilët do të jenë një numër prej 10 vetave të cilët do të kujdesen për pishinën po ashtu edhe për të gjithë vizitorët që vijnë, në mënyrë që të ndihen sa më komod dhe me e pas pastërtinë në nivel pishina.

Demokracia.com: Cilat janë çmimet për këtë vit?

Liridon Llapashtica: Ne i presim të gjithë dhe i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që me lirimin e këtyre masave dhe largimin sado pak të vështirësive që ka kriju COVID-i, të drejtohen kah pishina e Gërmisë dhe të gjejnë freskinë gjatë verës. Çmimet është 2 euro për person, nuk ka lëvizë fare edhe pse e dimë indeksin e çmimeve, dhe vetëm muajt e fundit në çdo sektor ka shkuar duke u ngrit çmimi, ne kemi qëndruar në këto çmime, marrë parasysh edhe gjendje financiare është rëndu te qytetarët, atëherë nuk duam që të i privojmë asnjërën nga shtresat e qytetarëve të Prishtinës sa i përket sezonës verore që të freskohen. Çmimi është 2 euro për të rriturit dhe 1 euro për fëmijët prej 7 vjeç e tutje./Demokracia.com/

Të ngjashme