Intervista
Abdixhiku: Në rajonin e Dukagjinit jemi të parët, matjet e fundit tregojnë se LDK-ja prinë me 39-40%
Demokracia
19:54 | 24 Janar 2024

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar matjen e fundit, e cila flet për përkrahjen e partive politike në rajonin e Dukagjinit.

Ai ka bërë me dije se rezultati i një ankete të porositur nga LDK-ja tregon se kjo parti gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve për zgjedhjet nacionale.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Abdixhiku ka thënë se përkrahje e qytetarëve në këtë rajon për LDK-në është 39 – 40 për qind.

Sapo na erdhën të dhënët prej rajonit të Dukagjinit, ku LDK-ja prinë me rreth 39-40 për qind në zgjedhje nacionale. Po flasë për Komunën e Pejës, Komunën e Istogut, Komunën e Deçanit, Klinës dhe Junikut. Pra, për rajonin 03”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se anketa në fjalë është kërkuar nga LDK-ja.

Me dy mijë të anketuar, në një anketë të sapo përfunduar, e kërkuar nga LDK-ja. Nuk po flas për kryetarin e komunës së Pejës, i cili arrin rreth 65-66 për qind. Po flas për zgjedhjet nacionale për parti. Po flas për matje që ne i bëjmë vazhdimisht. Këto matje unë nuk i përdori për propagandë, unë e mbledh partinë. Në këtë vend që po e bëjmë intervistën, unë kam pasur 40 anëtarë të partisë, ku i kemi prezantuar të dhënat për secilën lagje, për secilin lokalitet dhe për secilin qytet”, është shprehur ai.

Ai e ka kundërshtuar sondazhin e fundit të UBO Consulting, i cili Lëvizjen a Vetëvendosje e nxjerr bindshëm si parti të parë.

Sondazhi në fjalë, sipas tij, ka qenë propagandë.

Abdixhiku është shprehu i bindur se ky sondazh ka pasur për qëllim dekurajimin e elektoratit të LDK-së.

Ka matje që bëhen për propagandë dhe ka matje që bëhen për të kuptuar të vërtetën. Ne e dimë lojën e matjes së propagandës. Pra, ka matje për të dekurajuar kundërshtarin, ose ka matje që bëhen për të inkurajuar bazën. Matjet për të cilat po flisni janë me pasaktësinë më të madhe të mundshme. Në zgjedhjet e fundit lokale, po të njëjtat matje na kishin vendosur në kryeqytet në vend të tretë. Dhe atë një natë para zgjedhjeve, kur ne nuk mund të bënin as reagim dhe as nuk mund të bindnim anëtarësinë. Ishte një lojë politike, një propagandë për të dekurajuar votuesin”, është shprehur Abdixhiku.

Abdixhiku vlerëson se partia që drejton e kupton mirë propagandën.

Matjet tona nuk janë mjet i propagandës, por e kuptojmë propagandën, sepse jemi subjekt i kësaj propagande dhe është bërë për të dekurajuar rritjen e LDK-së”, është shprehur ai.

Rikthimi i LDK-së 

I pari i LDK-së beson se pas zgjedhjeve të brendshme kjo parti është rikthyer në bazamentin tradicional që ka pasur.

Ne jemi kthyer në bazamentin tonë tradicional që kemi pasur. Ajo që ka pasur LDK-ja që pas vdekjes se presidentit Rugova. Tani numrat i keni në historikun e deputetëve që kemi pasur vazhdimisht. Por, me lejoni të besoj se kemi me pasur një fushatë edhe më të mirë, më të organizuar, një fushatë ku aktivizimi partiak vjen në shprehje edhe më shumë”, ka deklaruar Abdixhiku. 

Ai nuk ka folur për të dhënat që tregojnë përkrahjen e LDK-së në nivel vendi.

Nuk do të flas për numra specifik, unë ju tregova për regjionin 01, thash se jemi në mesatare prej 36 për qind. Në Pejë jemi 39-40 për qind, tani do të bëjmë edhe me matje tjera, por krahasoni me numrat e kaluar. Për shembull në zgjedhjet e 14 shkurtit në Pejë kemi qenë në 19 për qind, ndërsa sot jemi rreth 40 për qind. Në Prishtinë kemi qenë 16 për qind. Prandaj, këto ndryshime e dyfishime janë shenjë e një mentaliteti të mirë të partisë. Por, sa arrin partia varet edhe nga fushata dhe rrethana tjera”, ka treguar ai.

Abdixhiku ka folur edhe për pritjet qe ka për zgjedhjet nacionale. 

Ai ka bërë me dije se kjo parti punon dhe angazhohet për të dalë e para në zgjedhje.

Synimi edhe më minimalist, sipas tij, është dyfishimi i votave të LDK-së.

Ky është synimi ynë minimalist që duhet ta kemi dhe jemi të kënaqur me matjet që po i bëjmë. Pra, po flasim edhe për matjet e palëve të treta që na vijnë këtu, por jo për këto që përdoren si mjete propagande. Pra, matje që na prezantohen nga palët e treta dhe nga institucione kredibile në vend, matje të cilat i kanë të gjitha partitë politike, nuk i kam vetëm unë”, është shprehur ai, duke shtuar se angazhimi i strukturave të LDK-së për arritjen e synimeve do të rritet vazhdimisht.

Unë jam i sigurt në pjesën e punës time që bëj. Unë dua të përpiqen të garantoj dyfishimin e LDK-së dhe rritjen e mobilizimit rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

I pari i LDK-së ka përjashtuar çdo mundësi që kjo parti të bëhet pjesë e qeverisë, nëse nuk del e para. 

Në asnjë rrethanë, LDK-ja nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie ku është e dyta. Ne e kuptojmë vlerësimin qytetar nëse na vije i tillë”, ka thënë Abdixhiku.

Frika e pushtetit nga LDK-ja

Kryetari i LDK-së beson se pushteti veçse është duke u frikësuar nga rritja e LDK-së.

Ai bën me dije se ka edhe aktorë të tjerë që i pengon fuqizimi i LDK-së.

“Jo vetëm pushtetin, por edhe aktorë tjerë që duket që kanë njëfarëë interesi e që janë të afërt me pushtetin dhe ta atakojnë LDK-në në vazhdimësi”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se vazhdimisht ka një frymë anti-LDK. 

Këta nuk janë shumë faktor, po ka një frymë kundër LDK-së që sillet gjithandej. Kjo në një pjesë të madhe është ideologjike, sepse është historike se nuk e durojnë LDK-në dhe rritja e LDK-së nuk ju përshtatet”, është shprehur Abdixhiku.

Në këtë intervistë i pari i LDK-së ka folur edhe për shumë çështje tjera me të cilat përballet Kosova.

Ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Numri një i LDK-së nuk e ka kursyes nga kritikat as presidenten Vjosa Osmani, duke kërkuar nga ajo ngritjen e zërit për çështje që kanë të bëjnë me interesin nacional të Kosovës.

Të ngjashme