ShowBiz
Intervista e princ Harry dhe Meghan Markle, programi më i shikuar i vitit 2021 në Britani
Demokracia
15:57 | 09 Mars 2021

Share:

Intervista e çiftit Harry dhe Meghan me Oprah Winfrey ka thyer rekorde të shikueshmërisë.

Të dielën në mbrëmje u transmetua intervista dy orëshe e dukës dhe dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey në televizionin CBS, shkruan Demokracia.com.

Çifti rrëfyen pothuajse gjithçka rreth jetës së tyre madje bën edhe akuza kundër pallatit për racizëm.

Më shumë se 11.3 milionë njerëz u bashkuan për të parë dukën dhe dukeshën e Sussex-it duke i hedhur të gjitha në ‘tryezë’.

Shifrat e bëjnë programin dy orësh, special, e po ashtu edhe programin më të shikuar të vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme