Më 26 mars 1999, dy ditë pas nisjes së fushatës bombarduese ndaj Serbisë, e cila po kryente gjenocid në Kosovë, sekretarja amerikane Madeleine Albright kishte dhënë një intervistë për gazetaren Diane Sawyer.
Albright në këtë intervistë kishte dhënë detaje për suksesin e fushatës ajrore, derisa kishte thënë se nuk do të ndalen dhe do të bëjnë gjithçka që ka nevojë, përcjell Demokracia.com.
Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan kishte theksuar se krimineli serb Sllobodan Millosheviq mendon vetëm për vete dhe për pushtetin e tij.
Ajo kishte shtuar se do t’ia bëjë të qartë Millosheviqit se trajtimi i tillë i kosovarëve është i prapranueshëm.
Intervista e plotë e përkthyer nga Demokracia.com:
Sawyer: Më shumë në storien tonë kryesore, kriza në Kosovë. Po na bashkohet nga Uashingtoni, sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright. Zonja sekretare është mirë që iu kemi sot këtu.
Albright: Mirëmënegjesi, Diana.
Sawyer: Po raportohet se shqiptarët janë në sulm të vazhdueshëm nga serbët. A po funksionon fushata ajrore apo çdo gjë po bëhet më keq?
Albright: Besoj që fushata ajrore po funksionon. Më duhet të them, Diana, duke shikuar avionët tanë dhe intervistat tuaja me shumë ushtarë e pilotë, jam shumë krenare për ushtrinë amerikane, shumë falënderuese dhe lutem shumë për ta.
Mendoj që fushata është esenciale, këtë po e bëjmë që ta pengojmë Millosheviqin dhe nëse nuk e pengojmë, atëherë ushtria e tij vazhdon t’i vrasë kosovarët. Mendoj se raportimet për rritje të luftimeve janë shumë të rënda, sepse ata që po e vuajnë këtë më së shumti janë civilët. Kjo punë është e Millosheviqit, ai dëshiron ta marrë gjithë pushtetin për vete, derisa kosovarët, por edhe serbët, po vuajnë shumë.
Sawyer: Keni folur për dëmtime në ushtrinë e tij. Pas dy netësh bombardime, sa mendoni se do të zgjasë kjo?
Albright: Epo nuk mund të komentojë sesa mund të jetë hapësira kohore e kësaj. Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë derisa t’i përfundojmë objektivat tona. Zyrtarët e ushtrisë thonë se janë të kënaqur me atë sesi po shkon fushata.
Saywer: Por sa mendoni se do ta vazhdojnë këtë aleatët në NATO? Raportimet thonë se Greqia dhe Italia veçse kanë nisur të lëkunden, a po flitet për negociata?
Albright: Çfarë po ndodhë këtu, Diana, është se të gjithë ne do të dëshironim që kjo të përfundonte me paqe dhe diplomacia të punonte. Por, Aleanca është e bashkuar derisa t’i arrijmë objektivat tona: pengim dhe dëm serioz (i serbëve). Ne po flasim çdo ditë me njëri-tjetrin. Dje sekretari gjeneral, Solana, tha se Aleanca është e bashkuar dhe e fuqishme. Të gjithë do të dëshironin që kjo të përfundojë me një mënyrë më paqësore, por në këtë jemi së bashku.
Sawyer: A shihni “të qara” në rrugë?
Albright: Jo nuk shoh. Natyrisht, ne po e diskutojmë këtë. Të gjithë po e vështrojnë situatën. Kjo është e vështirë për një aleancë që përbëhet nga 19 persona. Kjo është një aleancë që punon përmes bashkëpunimit. Por siç thotë sekretari gjeneral, kjo është një aleancë e bashkuar dhe e fuqishme.
Sawyer: Ti e njeh Millosheviqin. Ke bashkëpunuar me të, ke folur me të. Ti ke thënë se ai dëshiron të qëndrojë në kontakt me ne. A ke dëgjuar ndonjë fjalë nga ai së fundi?
Albright: Jo, ai s’ka qëndruar në kontakt me ne. Mendoj se këtu është e rëndësishme se ai e di si të kapet me ne. Në thelb, ata janë ende duke e përcjellë mesazhin se nuk po u pëlqen se çfarë po bëjnë dhe duan ta vendosin në objekt atë që po bëjmë ne. Kjo nuk është mënyrë e kthimit prapa. Mendoj se ai e di që kanalet diplomatike janë ende të hapura.
Sawyer: Ka disa zëra mes diplomatëve në Uashington që thonë se përgjigja e tij nuk është racionale. Çfarë nënkupton kjo? A është ai thjesht një politikan refuzues apo mendoni se është i paqëndrueshëm?
Albright: Mendoj se atij i intereson vetëm pushteti i vet. Ai e ka të bazuar fuqinë e tij në deklarata nacionaliste. Ai është një burrë që nuk i intereson për popullin e tij. Ai ka bërë propagandë dhe vazhdon t’u thotë këtyre njerëzve dhe secilit që flet me të, se asgjë nuk po ndodhë, se forcat serbe nuk po bëjnë asgjë në Kosovë. Ju sapo thatë se është raportuar se sulmet janë rritur. Ai ka vetëm një shqetësim: fuqinë e tij personale.
Sawyer: A është i zgjuar ai?
Albright: Mendoj që është i zgjuar. Atij i intereson vetëm për veten.
Sawyer: Ju keni thënë se do të bëni gjithçka që nevojitet që ta ktheni Millosheviqin në tavolinën e negociatave. Çfarë nënkupton kjo – “gjithçka që ka nevojë”?
Albright: Epo mendoj se çfarë duhet të bëjmë është që të qëndrojmë të vendosur këtu. Unë besoj që është e rëndësishme që të qëndrojmë të fuqishëm, të bashkuar dhe ta bëjmë të qartë se trajtimi i tillë ndaj kosovarëve, apo ndaj dikujt tjetër, pasi ai ka bërë spastrim etnik edhe në pjesë tjera, është i papranueshëm. Madje në fund të shekullit 20, një shekull që është shënuar në ekstreme për vrasjen e njerëzve që nuk janë të të njëjtës fe apo etnie. Unë nuk mendoj se duhet ta përfundojmë këtë shekull në këtë mënyrë. Unë mendoj që duhet të bëjmë hapa që ta ndalojmë këtë katastrofë humanitare. Ne do ta përdorim forcën e ushtrisë sonë, do të qëndrojmë gjithmonë të përgatitur që ta përdorim edhe diplomacinë.
Sawyer: Sekretare e Shtetit ishte kënaqësi që ishit këtu me ne. Ju faleminderit shumë.
Albright: Faleminderit, Diana./Demokracia.com/