Lajme
INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri
Demokracia
19:00 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Përveç Millan Radoiçiqit, edhe ish-shefi i Njësisë Speciale në veri, Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL-i për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Enver Dugolli, nënkryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës në një postim në Facebook.

“Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës!! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar tutje Dugolli.

Image

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje me agresionin e kryer nga Serbia ndaj Kosovës në Banjskë, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lajmin për fletarrestimin ndaj Radoiçiqit e bëri të ditur Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Image

Të ngjashme