Lajme
Interpelancë për ministrin Murati, Tahiri: Ndalja e pagave për grevistët është hakmarrje politike
Demokracia
10:57 | 03 Tetor 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës, do të mbajë seancën e radhës të premten më 7 tetor.

Në rend të ditës do të jetë interpelanca ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

“Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”

Nga ana tjetër shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se ministri Murati duhet të jetë përgjegjës për presionin, siç tha ndaj nivelit lokal dhe mos ekzekutimin e pagave ndaj punëtorëve të administratës dhe grevistëve.

Tahiri ka thënë se ministri Hekuran Murati, ka bërë presion politik vazhdimisht ndaj tyre.

“Presioni politik jo vetëm pesë javë, ka filluar nga dita e parë, vazhdon me ndalimin e pagave, këtë çështje do ta trajtojmë në interpelancë, është hakmarrje politike ndaj një kërkese që buron nga një organizim sindikal”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në këtë seancë gjithashtu në rend dite do të jetë edhe Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Të ngjashme