Internet Explorer i Microsoft do të pensionohet vitin e ardhshëm pas më shumë se 26 vjet shërbimi, thotë gjigandi i teknologjisë.
Ai nuk do të shfaqet më në versionet e konsumatorëve të Windows 10 pas qershorit të vitit 2022, shkruajti Microsoft në një blog.
Ndërsa mes vitit 2000 dhe 2005, Internet Explorer gëzonte 90% të tregut, në vitin 2019 atë e përdornin vetëm 8% e njerëzve.
Zëvendësuesi i tij, Microsoft Edge, ka një modalitet pajtueshmërie të Internet Explorer, i cili do të vazhdojë të funksionojë. /Demokracia.com/