Sport
Interi triumfon ndaj Cremoneses, para derbit me Milanin
Demokracia
22:37 | 30 Gusht 2022

Share:

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke e mposhtur 3:1 ekipin e Cremoneses në kuadër të javës së katërt.

Çështjen e fituesit Interi e mbylli tek në pjesën e parë të përballjes kur realizoi dy herë në portën e ekipit të inkuadruar këtë edicion në elitë, shkruan Demokracia.com.

Ishte Correa ai që zhbllokoi shifrat pas 12 minutave lojë, për ta dyfishuar më pas Barella me një supergol në minutën e 38-të.

Golin e tretë e realizoi argjentinasi, Lautaro Martinez 14 minuta para fundit. Krejt çfarë bën mysafirët ishte goli i Okereke në minutën e parë shtesë të takimit.

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani u inkuadrua në minutën e 72-të në vend të Brozoviq.

“Neurazzurët” janë në vendin e dytë me nëntë pikë në katër takime. Cremonese zë vendin e parafundit me zero pikë.

Interi xhiron e radhës e luan derbin e madh lokal kundër Milanit./Demokracia.com/

Të ngjashme