Sport
Interi shqyrton mundësinë e transferimit të Zapatas
Demokracia
17:34 | 17 Korrik 2023

Share:

Interi ka nisur përpjekjet për transferimin e Duvan Zapatas, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Atalantan.

Nerazzurrët kanë vendosur të heqin dorë nga Romelu Lukaku dhe po shikojnë opsione tjera për sulmin.

Siç njofton Calciomercato.com, klubi italiani ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Zapatas për të realizuar një transferim të mundshëm.

Lexo po ashtuTifozët e Juventusit i dërgojnë mesazhe Lukakut para hapësirave të klubit

32-vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij me Atalantan, ndërsa për të kanë shprehur interesim edhe Monza dhe klubet nga Arabia Saudite.

Klubi që e pronëson është i gatshëm ta lejojë largimin e kolumbianit nëse merr një ofertë të përshtatshme.

Të ngjashme