Sport
Interi nuk lejon befasi, triumfon ndaj Udineses dhe i bën “presion” ekipeve të kreut
Demokracia
14:27 | 31 Tetor 2021

Share:

Interi ka triumfuar në përballjen kundër Udineses e cila i takoi javës së 11-të kampionale në Serie A.

“Neurazzurët” para publikut të vet fituan me rezultat të pastër 2-0 në “Giussepe Meazza” në qytetin e modës, në Milano, shkruan Demokracia.com.

Përkundër dominimit total të “zikaltërve”, pjesa e parë u mbyll baras pa gola.

15 minuta pasi startoi pjesa e dytë nisi edhe “shpërthimi” i sulmuesit, Joaquin Correa që zhbllokoi rezultatin pas një goli të bukur.

Vetëm tetë minuta më vonë, Correa vulosi fitoren e skuadrës së tij kur shënoi një gol tejet të bukur nga afërsia.

Interi me këtë fitore renditet në vendin e tretë me 24 pikë, katër më pak se Milani e Napoli.

Udinese ndërkohë ka 11 pikë në pozitën e 14-të. /Demokracia.com

Të ngjashme