Sampdoria dhe Inter kanë barazuar 2-2 në takimin e javës së tretë në elitën e futbollit italian.
“Neurazurrët” ishin dy herë në epërsi në stadiumin “Luigi Ferraris”, por që vendasit gjetën forcën për ta ndalur një pikë në shtëpi, shkruan Demokracia.com.
Po shënohej minuta e 18-të kur Dimarco me një goditje të saktë nga gjuajtja e lirë i dha avantazhin kampionëve në fuqi.
Megjithatë gëzimi i “zikaltërve” u ndal në minutën e 33-të kur Yoshida riktheu baraspeshën në Genoa.
Vetëm një minutë pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë në skenë doli Barella që prodhoi një aksion fantastik për të asistuar te Martinez që e dërgoi topin në rrjetë.
Sidoqoftë, vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë Augello barazoi në 2-2 për rezultatin përfundimtar.
Interi me këtë barazim është në vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa Sampdori fitoi vetëm pikën e dytë në tri ndeshje dhe radhitet në pozitën e 13-të. /Demokracia.com