Sport
Interi mund të kalonte i pari në epërsi ndaj Bayernit, sikur Martinez të realizonte në portën bosh
Demokracia
22:00 | 01 Nëntor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Bayern Munichut dhe Interit në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti gjerman është në avantazh prej një goli 1:0 ndaj “Nerazzurrëve” në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan Demokracia.com.

Epërsia e bavarezëve në minutën e 32-të ka mundur të mos ekzistonte, sikur sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez të realizonte nga një pozitë e artë.

Martinez dështoi ta dërgonte topin në rrjetë nga afërsia në portën bosh. Ai ishte i vetmuar me golin, por nuk qëlloi kuadradin e portës.

Kjo sfidë është në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Dy ekipet kanë siguruar kualifikimin tutje, me Bayernin që kalon si lider dhe Interit nga pozita e dytë./Demokracia.com/

PAMJET

Të ngjashme