Sport
Interi merr sërish lidershipin në Serie A, mund Fiorentinën në udhëtim
Demokracia
22:42 | 21 Shtator 2021

Share:

Skuadra e Interit është kthyer me fitore nga udhëtimi në Firence pasi shënuan fitore ndaj Fiorentinës.

“Neurazzurët” triumfuan në fund 1-3 ndaj vendasve të cilët kishin të parët fitoren në duar, shkruan Demokracia.com.

Sottil zhbllokoi shifrat pas 23 minutave lojë, për ta barazuar më pas Darmian vetëm shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Tre minuta më vonë, Dzeko përmbysi gjithçka duke realizuar me kokë pas harkimit fantastik nga Çalhanoglu.

Goditjen e fundit Fiorentinës ia dha Perisiq që shënoi për rezultatin final tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Me këtë fitore, Interi pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Napoli që tani ka një ndeshje më pak.

Fiorentina mbetet e gjashta me nëntë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme