Sport
Interi më afër trofeut të Superkupës sesa Milani, mbyllet pjesa e parë
Demokracia
20:51 | 18 Janar 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Italisë midis Milanit dhe Interit.

“Nerazzurrët” kanë mbyllur fraksionin e parë me avantazh 0:2 kundër Milanit në finalen që po luhet në Arabinë Saudite, shkruan Demokracia.com.

Baraspesha në derbin e qytetit të modës zgjati deri në minutën e 10-të kur Dimarco shënoi pas asistimit nga Barella.

11 minuta më vonë, në skenë doli Edin Dzeko që shënoi gol të bukur, duke dribluar në mënyrë fantastike Tomorin e Milanit.

Interi ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë në 45 minutat e para, duke dominuar në raste për gol./Demokracia.com/

Të ngjashme