Sport
Interi “kurorëzohet” me trofeun e shtatë të Superkupës së Italisë, e mund bindshëm Milanin në finale
Demokracia
22:01 | 18 Janar 2023

Share:

Interi e ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë këtë edicion duke triumfuar në finale kundër Milanit.

“Nerazzurrët” mposhtën 0:3 në finale rivalin e përbetuar lokal në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite, shkruan Demokracia.com.

Baraspesha në derbin e qytetit të modës zgjati deri në minutën e 10-të kur Dimarco shënoi pas asistimit nga Barella.

11 minuta më vonë, në skenë doli Edin Dzeko që shënoi gol të bukur, duke dribluar në mënyrë fantastike Tomorin e Milanit.

“Rossonerët” e nisën pjesën e dytë duke dominuar në lojë, por Interi në rastin e parë serioz në fraksionin e dytë e ndëshkoi me Lautaro Martinezin i cili në minutën e 77-të i dha goditjen përfundimtare “kuqezinjve”.

Ky është trofeu i shtatë i Superkupës së Italisë për Interin./Demokracia.com/

Të ngjashme