Sport
Interi i vendos “kushte” PSG-së
Demokracia
15:39 | 28 Janar 2023

Share:

Lajmi se Milan Skrinar dëshiron të largohet nga Inter ka krijuar goxha “panik” në radhët e bordit drejtues të “zikaltërve” dhe me PSG që është pas “dere”, klubi nga Milani duhet të përshpejtojë gjërat dhe të ketë gati një “rezervë” në rast të një ofertë të papritur të PSG-së, që në merkaton e janarit.

Sipas prestigjiozes Gazzetta dello Sport, Inter është duke monitoruar tregun e mbrojtësve në përpjekje për të gjetur zëvendësuesin ideal. Ndërkaq, klubi “zikaltër” është i qartë përsa i përket kërksave për Skriniar dhe do të lejojë largimin e sllovakut nga klubi, vetëm në rast të një ofertë që kalon 10 milionë euro dhe një lojtar me tipare mbrojtësi. /i.m /abcnews.al

Të ngjashme