Sport
Interi i falet Çalhanoglut, triumfon ndaj Barcelonës dhe bën hap të madh në grup
Demokracia
22:58 | 04 Tetor 2022

Share:

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën.

“Nerazzurët” triumfuan 1:0 ndaj katalunasve në stadiumin “Giueseppe Meazza” në qytetin e modës, shkruan Demokracia.com.

“Heroi” i zikaltërve ishte mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu që shënoi supergol nga distanca në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Barcelona ishte dominuese thuajse në tërë takimin, duke krijuar shumë raste, por pa arritur cakun.

Të besuarit e Xavi Hernandez në fakt realizuan një herë me anë të Pedrit, por goli i tij u anulua pas rishikimit me VAR, për faktin se paraprakisht Ansu Fati kishte prekur topin me dorë.

Me këto tri pikë, Interi ngritet në vendin e dytë në grup me gjashtë pikë, duke lënë Barcelonën një pozitë më poshtë me vetëm tri pikë.

Lider i grupit është Bayern Munich që ka nëntë pikë. Plzen përmbyll grupin pa asnjë pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme