Sport
Interi fiton pastër ndaj Shakhtarit dhe bën hap gjigant drejt kualifikimit tutje
Demokracia
20:46 | 24 Nëntor 2021

Share:

Interi është shumë afër kualifikimit në raundin e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kjo pasi “Neurazzurët” triumfuan në ndeshjen e xhiros së pestë në fazën e grupeve kundër Shakhtar Donetskut me rezultat të pastër 2-0, shkruan Demokracia.com.

Heroi i “zikaltërve” ishte sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko që kontribuoi me dy gola.

Bosnjaku hapi serinë e golave në minutën e 61-të të takimit.

Ndërsa për golin e dytë u deshën vetëm gjashtë minuta më vonë për t’ia dhuruar fitoren skuadrës italiane.

Interi ndodhet në vendin e parë në Grupin D me dhjetë pikë, ndërsa ukrainasit tashmë janë të fundit me vetëm një pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme