Interi ka shënuar fitoren e parë në Grupin C në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Viktoria Plzenin në udhëtim.
Ish-kampionët e Italisë triumfuan 0:2 në udhëtim te ekipi çek, shkruan Demokracia.com.
Edin Dzeko hapi serinë e golave në minutën e 20-të të takimit me një gol të bukur pas asistimit nga Correa.
Punët për vendasit u vështirësuan edhe më shumë kur Bucha u përjashtua me karton të kuq direkt në minutën e 61-të.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Dumfries ndëshkoi nikoqirët me golin e dytë duke vulosur edhe epilogun përfundimtar të takimit.
Interi tani ka tri pikë në pozitën e tretë aq sa kanë edhe Bayern Munich e Barcelona që përballen sonte nga ora 21:00.
Viktoria Plzen mbetet pa pikë edhe pas xhiros së dytë në fazën e grupeve./Demokracia.com/