Sport
Interi e fiton Kupën e Italisë, triumfon në finalen dramatike kundër Juventusit
Demokracia
23:36 | 11 Maj 2022

Share:

Interi e ka fituar trofeun e Kupës së Italisë në futboll këtë edicion.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi triumfoi në finalen dramatike kundër Juventusit në stadiumin “Olimpico” në Romë, shkruan Demokracia.com.

“Neurazzurët” fituan 2:4 vetëm pas vazhdimeve, për shkak se 90 minutat e rregullta u mbyllën baras 2:2.

Interi e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh vetëm pas shtatë minutave me anë të mesfushorit italian, Nicolo Barella i cili realizoi supergol, shkruan Demokracia.com.

Juventusi “tregoi dhëmbët” me të nisur pjesa e dytë e takimit në “Olimpico”.

Alvaro Morata fillimisht barazoi shifrat në minutën e 50-të, për ta përmbysur më pas serbi Vlahoviq.

Interi barazoi shifrat dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt me anë të Çalhanoglut që shënoi nga penalltia, gol ky që i dërgoi skuadrat në vazhdime.

Nëntë minuta pasi nisi pjesa e parë e vazhdimeve, Interi kaloi në epërsi me golin e Ivan Perishiqit nga penalltia.

I njëjti i dha goditjen e fundit Juventusit nga distance për rezultatin përfundimtar 2:4./Demokracia.com/

Të ngjashme