Sport
Interi e demolon Bolognan dhe ngritet në tabelë
Demokracia
22:38 | 09 Nëntor 2022

Share:

Interi ka shënuar fitore të thellë 6:1 në ndeshjen kundër Bolognas në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

“Nerazzurrët” u gjendën në disavantazh pas 22 minutave lojë me golin e Lykogiannis, shkruan Demokracia.com.

Shifrat u barazuan shpejtë. Edin Dzeko me supergol barazoi rezultatin katër minuta më vonë. Dimarco shënoi për 3:1 në minutën e 36-të.

Për epilogun e pjesës së parë 4:1 u përkujdes Martinez tre minuta para fundit të kohës së rregullt.

Dimarco u regjistrua edhe njëherë në listën e realizatorëve në minutën e 48-të. 11 minuta më vonë Çalhanoglu dërgoi topin në rrjetë për herë të pestë për Interin.

Rezultatin final e vendosi Gosens në minutën e 76-të.

Interi me këtë fitore është ngritur në pozitën e katërt me 27 pikë. Bologna ka 16 pikë dhe pozicionohet në vendin e 13-të./Demokracia.com/

Të ngjashme