Sport
Interi bën hapin e madh drejt titullit kampion, me dy golat e Alexis Sanchezit mposhtë Parmën
Demokracia
22:46 | 04 Mars 2021

Share:

Interi e ka bërë hapin tjetër të madh drejt titullit kampion në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A, “Nerazzurrët” ishin mysafirë të Parmës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar në “Enio Tardini” i takoi Interit me rezultat të ngushtë, 1:2.

Dy golat për Interin i shënoi Alexis Sanchez në minutat ’54 dhe ’62.

Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Hernani në minutën e 71-të.

Me këtë fitore, Interi “blindon” pozitën e parë në tabelë me 59 pikë të tubuara pas 25 ndeshjeve.

Kurse, Parma ndodhet në vendin e 19-të me 15 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme