Sport
Interesimi i madh për ndeshjen ndaj Pejës, Trepça del me një njoftim për tifozët
Demokracia
15:39 | 12 Maj 2022

Share:

Trepça do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Pejës në “Play-Offin” e Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e kanë fituar duelin e parë, 75:68, ndërsa sonte e synojnë fitoren e dytë, e cila do t’i afronte ata me finalen e madhe, shkruan Demokracia.com.

Interesimi për bileta ishte shumë i madh që nga orët e hershme të mëngjesit nga tifozët mitrovicas.

Duke parë interesimin e madh, Trepça ka dalur me një njoftim të rëndësishëm për tifozët që do t’ia mësyejnë palestrës “Minatori”.

“Minatorët” kanë njoftuar se kanë marrë njoftim nga Policia e Kosovës se gjatë hyrjes në palestër do të ketë kontrolle të shtuara nga ana e pjesëtarëve të policisë.

Postimi i plotë:

Njoftim:

Për një atmosfere të zjarrtë dhe ambient të sigurt, KB TREPÇA ka marr njoftim nga Policia e Kosovës se gjatë hyrjes në palestër do të ketë kontrolle të shtuar nga ana e Policise andaj ju lutem që për të përshpejtuar procesin e hyrjes në palester mos merrni me vete:

CIGARE

SHKREPSA

SHISHE

MJETE TE TJERA TE FORTA

Ju faleminderit per bashkepunimin tuaj./Demokracia.com/

Të ngjashme