Sport
Interesim i madh i gazetarëve suedezë për ndeshjen Kosovë – Suedi
Demokracia
17:28 | 27 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Suedisë gjatë ditës së sotme ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Pas pak minutash, futbollistët suedezë priten të dalin në stadiumin “Fadil Vokrri” për të kryer stërvitje para ndeshjes me Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” shihet një numër i madh i medieve suedeze për t’i përcjellur futbollistët e Suedisë.

Ndryshe, Kosova është nikoqire e Suedisë nesër me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme