Sport
Interesim i lartë për sfidën Shqipëri – Gjeorgji, ja sa bileta janë shitur deri tani për miqësoren e sotme në “Air Albania”
Demokracia
15:10 | 29 Mars 2022

Share:

Shqipëria do të luajë pasditen e sotme ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Panorama ka mësuar se deri në orën 13:00 janë shitur rreth 8000 bileta për të parë nga afër këtë ndeshje miqësore.

Një interesim i lartë ky për tifozat kuqezi duke parë se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë ende në fuqi vendimin që në stadiume të jetë e mbushur 30% e kapacitetit.

Në duelin e sotëm arbitër kryesor do të jetë malazezi, Nikola Dabanoviç, i mbështetur nga dy asistentët nga Luksemburgu, Hoakim Da Silva dhe Klod Ries.

Arbitër i katërt do të jetë kryesori me stemën e FIFA-s në Kategorinë Superiore, Eldorjan Hamiti.

Kjo është sfida e dytë miqësore e Kombëtares kuqezi në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të mbahen në muajin qershor.

Në ndeshjen e parë miqësore, Shqipëria u mund në minutat finale ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, të luajtur në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.

Të ngjashme