Drita do ta nis sot aventurën evropiane në Ligën e Konferencës.
Nënkampionia e Kosovës do ta ketë sot një ndeshje tejet të rëndësishme, shkruan Demokracia.com.
Në rundin e parë eliminator, Drita do të jetë mysafire e Inter Turkut në Finlandë. Ndeshja nis nga ora 17:00.
Kjo ndeshja do të transmetohet direkt në Supersport 2 dhe Supersport 1 në platformën Artmotion.
Favorite në letër është skuadra finlandeze, por Drita i ka synimet e qarta dhe ta kalojë këtë rund./Demokracia.com/