Sport
Inter triumfon me përmbysje, Correa bën diferencën
Demokracia
22:51 | 27 Gusht 2021

Share:

Interi ka siguruar fitoren e dytë radhazi në po aq ndeshje të luajtura në Serinë A, duke vazhduar startin e mirë të këtij sezoni.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ka mundur me shifrat 3:1 Veronën, në një ndeshje ku iu desh një përmbysje e rezultatit për të siguruar tre pikët.

Martinez një dhe Correa dy herë, shënuan për zikaltrit, derisa për Veronën realizoi Iliçiqi pas një gabimi të madh të portierit Handanoviç. /Demokracia.com

Të ngjashme